Çështja “McGonigal” në parlament, Vasili: Kush e mori vendimin për heqjen e diskutimeve të opozitës

Nga A2 CNN
2 Shkurt 2023, 10:51 | Politikë
Çështja “McGonigal” në parlament, Vasili: Kush e

Është përfshirë nga debatet seanca e sotme parlamentare, ku opozita kërkon interpelancë me kryeministrin Edi Rama për çështjen McGonigal. Kryetari i grupit të PL-së, Petrit Vasili, i kërkoi kryetares së parlamentit, se kush e mori vendimin për pezullimin e së drejtës së opozitës që të diskutojnë dhe nuk është paraqitur në procesverbal, ndërsa e cilësoi këtë si pazar të gjësë së gjallë.

“Morët një vendim shumë të madh që 55 diskutime të mos kryhen? Kush e mori vendimin për pezullimin e së drejtës së opozitës që të diskutojnë? Ndalojeni këtë seancë? Se ky është turp Më thoni kush e mori vendimin se nuk gjej në procesverbal? Nëse ju japin urdhra ky nuk është parlament, ky është pazar i gjësë së gjallë. Që të ndalen diskutimet tërhiqet vetë ai apo nuk është në sallë. Ndalojeni këtë seancë se do të thotë falsifikim, të tëra janë falsifikuar. Paratë janë dhënë në garazhe makinash. Keni marrë një vendim që nuk e keni në procesverbal”.

Në përgjigje të tij, kryeparlamentarja Nikolla tha se ky është një pretendim i paqenë, pasi sipas saj “procesverbali pasqyron një seancë transparente që është edhe në media dhe kudo tjetër”. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos