
Kryeministri Edi Rama deklaroi se me homologun e Kosovës, Albin Kurti, nuk ka çështje të hapura.
“Ishte një qen aty që lehte, përpara këndimit të himneve. Por, pasi u kënduan, edhe qeni nuk lehu më. Mbase jep një mesazh për të ngjashmit e tij në botën e njerëzve, që kërkojnë të fusin vazhdimisht xixa mes nesh dhe kërkojnë të shikojnë me patjetër çështje të hapura mes meje dhe homologut tim. Nuk ka të tilla sepse ne jemi shumë të hapur dhe çështjet për të cilat ne nuk merremi vesh, kemi kënaqësinë e madhe t’i ndajmë duke u marrë vesh të mos merremi vesh”, tha Rama. (A2 Televizion)