Çfarë i tha Basha për votëbesimin? Paloka zbardh bisedën në A2 CNN

Nga A2 CNN
12 Mars 2022, 09:35 | Politikë
Çfarë i tha Basha për votëbesimin? Paloka zbardh

Deputeti demokrat Edi Paloka, i pozicionuar tashmë me grupin e ish-kryeministrit Sali Berisha ka zbardhur për herë të parë në Intervistë me Merita Haklajn, bisedën e tij me Lulzim Bashën, kur i ka kërkuar votëbesimin. Sipas tij, Basha nuk e ka pranuar votën kurrë dhe i ka thënë prerë që, nëse hyn në garë me Berishën është i humbur.

“Kur i kërkova votëbesimin dhe të gjitha që i kam thënë sot janë ndihmë më shumë për Bashën se Berishën dhe Komisionin e Rithemelimit. Akti që ke kryer ka përçarë PD, kërkoji votëbesimin partisë dhe ma tha copë sot, nëse hyj me të më shkel me këmbë a diçka të tillë, si pretendon të hysh ai do të mundë, por sot ke mundësi që të dalësh me nder nga kjo punë. Ka pasur gazetarë që e kanë pyetur për propozimin tim dhe ka thënë prerë jo. I kam thënë je i ri në politikë nëse do hapësh krahun dhe t’u japësh mundësi demokratëve të hyjnë në garë do i kthehet gjithë kjo urrejtje në simpati dhe favor dhe do kesh hapësirë se Berisha nuk do të rrijë gjithë jetën aty”, tha Paloka, i cili thekson se po u rikthye vota, rikthehet gjithçka në PD. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos