Pas deklaratës së kryeministrit Rama në Twitter ku akuzonte të shpallurit dhe të pashpallurit non grata se qëndrojnë parapa protestave të qytetarëve, që janë ngritur prej 3 ditësh kundër rritjes së menjëhershme të çmimeve në vend, ka ardhur edhe reagimi i ish-kryeministrit Berisha, një prej 4 të shpallurve non grata nga SHBA.
Në një postim në rrjet sociale ai akuzon se kryeministri Rama dhe Lulzim Basha kanë të njëjtën zyrë shtypi, referuar deklaratave të Partisë Demokratike në 10 shkurt dhe postimin të kreut të qeverisë në Twitter që nis me të njëjtën fjali.
“Edvin Rama dhe Lul Brava me një zyrë shtypi”, shkruan Berisha krahas fotos me postimet e tyre.

(A2 Televizion)