Rama: Me presidentin Erdogan diskutuam nevojën për të ruajtur paqen në Ballkan

Nga A2 CNN
11 Mars 2022, 18:53 | Politikë
Rama: Me presidentin Erdogan diskutuam nevojën për të ruajtur

“Me presidentin Erdogan diskutuam nevojën për të ruajtur paqen në Ballkan, nevojën për të punuar ngushtë mes nesh në Ballkanin Perëndimor dhe të bëjmë gjithçka mundemi për të mos lejuar që çfarëdolloj ndikimi e ideje që mund të prekë Ballkanin Perëndimor të mos gjejë hapësirë”. Kështu u shpreh kryeministri Edi Rama në panelin “Rrugët Rajonale dhe Globale për Paqe dhe Prosperitet”, pjesë e Forumit të Diplomacisë me gazetaren Maria Ramos, kur u pyet për efektin domino që ka shkaktuar konflikti në Ukrainë.

Duke treguar arsyet pse Ballkani Perëndimor është vulnerabël, Rama tha se është shumë e rëndësishme që të mos bjerë pre e provokimeve dhe për këtë foli për bashkëpunimin e ngushtë fqinjësor, pa harruar zbatimin e 4 lirive të Europës.

“Unë besoj që ajo që kemi nisur si proces hapjeje të Ballkanit për një të ardhme më të mirë, të zbatimit të 4 lirive të Europës ishte hap; i duhur për tu hedhur. Është shumë e rëndësishme të punojmë fort për të mbajtur atë që kemi arritur dhe për të ecur para pa rënë pre e provokimeve, pa harruar që në fund të fundit ne jemi në mes të Europës dhe e ardhmja jonë është në Europë dhe me 3 vende të NATO-s në Ballkanin Perëndimor ku është edhe Shqipëria. Ballkani perëndimor është vulnerabël për një sërë arsyesh se kemi pasur histori ndryshe nga vende të tjera. Shqipëria ka pasur histori ndryshe nga të gjithë. Ne kishim një komunizëm të pakrahasueshëm me Europën, Shqiëpria ishte Koreja e Veriut e Europës nuk kishim raketa por na çonin në burg për shkak të Elton Xhonit. Ballkani perëndimor është vulnerabël edhe për dallimin ekonomik me pjesën tjetër të Europës. Na duhet të kuptojmë që fati ynë është në duart tona drejt një të ardhmeje të përbashkët që marrëdhënie e fqinjësisë të bëhet më fortë”.

Sipas Ramës ajo që po ndodh këto ditë në Ukrainë do të shërbejë për të hedhur dritë dhe për të sjellë një lloj ndërgjegjësimi për vendet e BE-së dhe vendet e mëdha të BE-së. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos