All - Scripts - 1
All - Scripts - 5
All - General - 1

Çfarë janë dritat e çuditshme që u shfaqën në qiellin turk para tërmetit?

Nga A2 CNN
6 Shkurt 2023, 22:15 | Bota
Çfarë janë dritat e çuditshme që u shfaqën
All - Paragraf - 1

Tërmeti i fuqishëm me magnitudë 7,7 që tronditi Turqinë dhe Sirinë mëngjesin e sotëm ka lënë të paktën 3600 të vdekur.

Lajmi i tërmetit ka tronditur gjithë botën, me videot e postuara që tregojnë shkatërrimet e lëna pas nga lëkundjet e forta, ndërtesat e shembura si dhe qytetarët që mblidhen në hapësira të gjera për të shpëtuar nga tërmeti i radhës.

All - Paragraf - 3

Në rrjetet sociale po qarkullon edhe një video që tregon një dritë të çuditshme që u shfaq në qiell pak para nisjes së tërmetit. Çfarë është ajo?

https://www.youtube.com/watch?v=ZROFQw1pX7M

Edhe pse nuk mund të thuhet saktësisht, këto duket se janë të ashtuquajturat dritat e tërmetit, një fenomen në të cilin dritat shfaqen në qiell pikërisht në momentin e nisjes së lëkundjes. Siç shpjegohet nga ekspertët, këto drita mund të vijnë për dy arsye.

“E para, kur në momentin e tërmetit, lëkundjet shkaktojnë qarqe të shkurtra në disa transformatorë apo kabllo elektrike, duke gjeneruar shkëndija dhe shpërthime zjarri”, thotë eksperti.

“E dyta, janë dritat e tërmetit, ekzistenca e të cilave është e diskutueshme për disa studiues, por të tjerë kanë kërkuar ta shpjegojnë atë. Diçka që dihet sot është se këto drita janë rezultat i ndërveprimit të ngarkesave elektrike që ekzistojnë në nëntokë dhe se ato janë gjithmonë të pranishme falë përbërjes së saj minerale”, shpjegon Quintero.

All - Paragraf - 7

Toka përbëhet nga materiale të ndryshme, në disa vende ka shkëmbinj magmatikë (origjina e të cilëve është ftohja e magmës), të cilët kanë një përmbajtje minerale shumë të pasur dhe i nënshtrohen kombinimit elektrik, sipas UNAM. Hernández Quintero, i cili është gjithashtu kreu i Shërbimit Magnetik UNAM, thekson se ndonjëherë, pa pasur nevojë për një tërmet, ngarkesat elektrike grumbullohen dhe shpërndahen nën tokë. (A2 Televizion)

https://a2news.com/2023/02/06/termetet-me-vdekjeprurese-gjate-dy-dekadave-te-fundit/
https://a2news.com/2023/02/06/dy-termete-te-fuqishme-godasin-turqine-ambasadori-robo-ne-ankara-jep-detaje-per-shqiptaret/
All - ArticleEnd - 1
All - ArticleEnd - 2
All - ArticleEnd - 4

A2 CNN Livestream

All - General - 2
All - General - 3
All - General - 4
All - General - 5
All - General - 6
All - General - 7

Latest Videos