Rëndohet bilanci i viktimave nga tërmeti në Turqi dhe Siri

Nga A2 CNN
6 Shkurt 2023, 18:43 | Bota
Rëndohet bilanci i viktimave nga tërmeti në Turqi dhe Siri

Numri i të vdekurve në Turqi dhe Siri është rritur në të paktën 2509, pas një tërmeti të fuqishëm me magnitudë 7.8, me epiqendër në Turqinë jugore.

Numri i përgjithshëm i të plagosurve në Turqi dhe Siri u ngjit në 12 136 të hënën.

Numri i përgjithshëm i vdekjeve në Siri u rrit në 968. Agjencia shtetërore e lajmeve e Sirisë SANA raportoi 538 në zonat e kontrolluara nga qeveria dhe grupi "Helmetat e Bardha", i njohur zyrtarisht si Mbrojtja Civile e Sirisë, raportoi 430 vdekje në zonat e kontrolluara nga opozita.

Numri i përgjithshëm i vdekjeve në Turqi është rritur në 1 541, sipas nënpresidentit të Turqisë, Fuat Oktay.

Turqia ka të paktën 9 733 dhe Siria ka 2 403 të lënduar pas tërmetit shkatërrues. (A2 Televizion)

https://a2news.com/2023/02/06/termete-te-fuqishme-ne-turqi-dhe-siri-mbi-1700-viktima-lagje-te-tera-te-rrafshuara/
https://a2news.com/2023/02/06/termetet-me-vdekjeprurese-gjate-dy-dekadave-te-fundit/
https://a2news.com/2023/02/06/dy-termete-te-fuqishme-godasin-turqine-ambasadori-robo-ne-ankara-jep-detaje-per-shqiptaret/

A2 CNN Livestream

Latest Videos