Çfarë ndodh pas vdekjes së Al Baghdadit?

Nga A2 CNN
29 Tetor 2019, 15:13 | Bota
Çfarë ndodh pas vdekjes së Al Baghdadit?

Çfarë do të ndodhë me ISIS pas vdekjes së Al Baghdadit? Kjo është pyetja që bëjnë të gjithë, që prej njoftimit se kalifi i vetëshpallur kishte vdekur gjatë një ofensive të forcave amerikane në Siri.

E ardhmja e ISIS do të varet kryesisht nga fakti nëse kjo organizatë terroriste do të mund të gjejë një pasardhës që do të pranohet nga shumica dërrmuese. Ende nuk është e qartë kush mund të zëvendësoje, por shoku dhe nxënësi i tij festar Abdullah Qardash është mes më të lakuarve.

Në ta kalurën, ai punonte për Sadam Husein dhe njihej me nofkën shkatërruesi. Sipas Departamentit Amerikan të Shtetit, ka drejtuar fushatën e rrëmbimit, masakrimit dhe trafikimit të pjesëtarëve të minoritetit jazidi në veriperëndim të Irakut. Por origjina e tij nga Turkmenistani mund të kthehet në një pengesë.

Lidershipi i grupit terrorist është dominuar gjithnjë nga arabët, shumica e të cilëve irakiane. Mes xhihadistëvë ekziston besimi se kalifi duhet të ketë atribute të veçante, si prejardhja nga klani Quraysh i Profetit Muhamed apo njohuritë e thella mbi sistemin ligjor Islamik. Përveç tij, mund të ketë kandidatë të tjerë, por fshehtësia me të cilën vepron ISIS dhe vrasja e shumë prej figurave kryesore të grupit, e bëjnë të ndërlikuar çdo vlerësim. Cilido të jetë pasuesi ai do të kryesojë një grup tashmë të dobësuar, të përçarë mbi ideologjinë, por gjithashtu me ambicien për t’u rimëkëmbur. Sinjale ringritje ka pasur në rajone të Irakut e gjithashtu Siri, ku xhihdastët po përfitojnë nga boshllëku i lënë prej forcave amerikane. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos