Çfarë përmban paketa fiskale?

Nga A2 CNN
19 Tetor 2022, 21:30 | Ekonomi
Çfarë përmban paketa fiskale?

Ajo që propozohet në paketën fiskale është përjashtimi nga Tatimi mbi Vlerën e Shtuar i druve të zjarrit për ngrohje; energjisë së tregtuar në Bursën Shqiptare të Energjisë (APLEX); hirrës së qumështit dhe kremit të qumështit deri më 31 dhjetor 2023; baterive të makinave elektrike dhe donacioneve.

Gjithashtu, propozohet unifikimi i akcizës së birrës; kërkohet të eliminohet diferencimi i akcizës për pijet e forta alkoolike dhe të rritet akciza për cigaret.

Qeveria në paketën fiskale 2023 propozon edhe ashpërsimin e gjobave për evazionin fiskal. Kështu, rriten ndjeshëm gjobat për mosdeklarimin e punonjësve apo pagës reale; për mos regjistrimin e tyre apo përditësimin në tatime; gjoba për moslëshimin e faturave te biznesi i madh dhjetëfishohet në rastet e moslëshimit të faturave për furnizim, pagesë apo pranim të mallrave dhe shërbimeve. Tatimpaguesit e mëdhenj nëse kapen nga organet tatimore duke bërë furnizime pa fatura për herë të dytë do të gjobiten me 1.5 milionë lekë ose rreth 13 mijë euro, 10 herë më shumë se në legjislacionin aktual. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos