All - Scripts - 1
All - Scripts - 1
Desktop - General - 1

“Paketa fiskale na dëmton”, bizneset i dërgojnë qeverisë listën e kërkesave për ndryshim

Nga A2 CNN
19 Tetor 2022, 16:34 | Ekonomi
All - Paragraf - 1

Paketa e re fiskale nuk mbështet ekonominë, po synon vetëm të ndëshkojë ashpër gabimet. Për këtë arsye, bizneset kanë dalë me një listë kërkesash për qeverinë.

Ndër të tjera kërkohet pezullimi i parapagimit të TVSH-së në doganë deri në fund të krizës, heqja e akcizës së gazit për përdorim në industri, një çmim më i ulët i energjisë elektrike për bizneset e lidhura në tensionin e lartë, masa mbështetëse për energjinë e rinovueshme, si dhe krijimi i një fondi të ri garancie sovrane.

All - Paragraf - 3

Shoqata e Prodhuesve të Birrës kërkon tërheqjen e qeverisë nga barazimi i akcizës midis importit dhe birrës vendase.

Masa të veçanta kërkon edhe Shoqata e Ndërtuesve. Ato lidhen me heqjen e taksës 3% për banesat sociale, uljen e taksës së ndikimit në infrastrukturë, dherat të mos konsiderohen si inerte, si dhe heqjen e taksës së qarkullimit për makineritë.

Për agropërpunuesit, ka një nevojë urgjente për mbështetje me subvencione për blegtorinë. Duke nisur nga reduktimi i TVSH-së së qumështit, mbështetje me 10 lekë për litër qumësht, rritjen e mbështetjes për çdo krerë lopë, dele dhe dhi, mbështetje për sektorin e mishit të shpendëve, si dhe reduktimin e taksave vendore në tërësi. Kjo pasi prodhuesit shqiptarë, prej rritjes së kostove, po humbasin tregje në eksport.

All - Paragraf - 6

Bizneset janë shprehur njëzëri kundër rritjes së penaliteteve të propozuara nga qeveria në paketën e re fiskale. Një masë që sipas tyre nuk nxit zhvillimin e sipërmarrjeve, por dëmtimin e tyre. (A2 Televizion)


All - ArticleEnd - 1
All - ArticleEnd - 2

A2 CNN Livestream

Latest Videos