Çfarë po ndodh? Ben Affleck dhe Jennifer Lopez kapen sërish duke bërë sherr në makinë

Nga A2 CNN
14 Maj 2023, 11:37 | Lifestyle

Marrëdhënia e Ben Affleck dhe Jennifer Lopez duket se nuk është në momentet më të mira. Dyshja janë parë sërish në publik teksa po grindeshin.

Çifti, i cili ka më pak se një vit të martuar, po udhëtonte me makinë në Beverly Hills, kur u ndalën në një semafor të kuq dhe u përfshinë në një bisedë të zjarrtë.

Fotot e kapura nga një turist evropian dhe të marra ekskluzivisht nga DailyMail.com tregojnë aktorin 50-vjeçar teksa flet me nerva duke iu drejtuar këngëtares. Aq shumë ishin të përfshirë në bisedë, saqë nuk e kanë kuptuar që dikush po i filmonte.

Teksa Ben Affleck po fliste me tone të larta në dukje, Jennifer Lopez shfaqej më e qetë. (A2 Televizion)

https://a2news.com/2023/05/11/pas-zenkes-ben-affleck-i-perplas-ne-fytyre-deren-e-makines-jennifer-lopez-vido/

A2 CNN Livestream

Latest Videos