U mbyll pjesa e parë e finales së Champions League ku përballen Bayern Munich dhe Paris Saint Germain. Një ndeshje spektakolare ku i vetmi element i trishtueshëm është mungesa e një koreografie të denjë për një ndeshje të këtij niveli, si dhe mungesa e golave.
Ndeshja në 45 minutat e para paraqet raste të shumta nga të dyja palët, ku shpejtësia e Neymar dhe Mbappe jo gjithmonë bashkohet me qartësinë dhe nuhatjen e golit, ndërkohë që gjermanët janë gjithmonë të rrezikshëm, si në rastin e shtyllës së goditur nga Lewandoski.

Ndërkohë që portieri Neuer ka qenë protagonist me disa pritje fantastike mbi Neymar, bavarezët, të cilëve i doli Jerome Boateng për dëmtim, protestojnë për një faull në minutën e fundit ndaj sulmuesit Koman, që arbitri italian Orsato nuk e gjykoi të denjë për penallti. (A2 Televizion)