Champions League në televizionin publik, Balla: Shpenzime për luks

Nga A2 CNN
2 Korrik 2020, 14:21 | Politikë
Champions League në televizionin publik, Balla: Shpenzime për luks

Në fjalën e tij në Kuvend, kreu i grupit socialist, Taulant Balla, komentoi edhe blerjen e të drejtave të transmetimit të një ndeshje të Champions League në javë në televizionin publik, për “vlera marramendëse”, siç i cilësoi ai.

“Nuk e di pse duhet të harxhojë 1,8 milionë euro televizioni publik shqiptar për të blerë ndeshjet e Champions League, që hyjnë në kategorinë e shpenzimeve të luksit. Shqiptarët jetojnë edhe pa e parë Champions League. Jetojnë edhe më mirë nëse nuk shohin Europa League. Nuk mund të toleroj që me këto para mund të ishin blerë sisteme transmetimi për të mbuluar çdo cep të territorit”, tha Balla. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos