
Juventus përballet me skuadrën e Lyon-it sot në Champions League. Francezët janë një kundërshtar i njohur për "bardhezinjtë" në Evropë, ndërsa 4 vite më parë, shorti e vuri Lyon-in në të njëjtin grup me torinezët.
“Zonja e Vjetër” udhëton si favorite në këtë duel, ndërsa vjen nga një fitore në kampionatin Italian, por mbi të gjitha, ka në majën e sulmit një futbollist në super formë si Cristiano Ronaldo.
Përballje spektakolare dhe finale e parakohshme luhet ndërkohë në Bernabeu. Real Madridi përballet me Manchester City-in në një duel yjesh.
Presionin e ndjejnë më shumë anglezët, të cilët nëse eliminohen, do të mbeten jashtë kupave të Evropës edhe për dy vite të tjera, pas dënimit nga UEFA. (A2 Televizion)