“UEFA Development”, Beqiri prova me talentet, U-16 bie pas penalltive

Nga A2 CNN
25 Shkurt 2020, 20:43 | Futboll
“UEFA Development”, Beqiri prova me talentet, U-16 bie pas

Një turne për të evidentuar talentet e rinj dhe për t’i dhënë mundësi të tregojnë se janë të vlefshme, për përfaqësueset e moshave.

Në Shqipëri nisi "UEFA Development Tournament", me skuadrat e 16-vjeçarëve, ku përpos kuqezinjve të vegjël, janë edhe skuadrat e Gjeorgjisë, Algjerisë dhe Lituanisë. Këta të fundit ishin kundërshtarët e parë të ekipit të Elvin Beqirit, që nga disavantazhi i dy golave arriti ta barazonte ndeshjen në 2-2, me golat e Rrok Tomës, duke treguar një provë karakteri.

Sipas formatit të turneut, ku në fund të çdo ndeshjeje duhet të ketë një fitues, Lituania fitoi me penallti, duke përfituar nga gabimi i vetëm i kuqezinjve nga pika e bardhë.

Džemal Mustedanagić, drejtor teknik i ekipeve kombëtare, u shpreh pas ndeshjes: “Nuk është i rëndësishëm rezultati, por mënyra e lojës dhe të shikojmë lojtarët për të ardhmen. Në këto turne, mund të shihet më së miri, se cilët lojtarë janë të gatshëm për nivelet kombëtare dhe cilët jo. Evenimente të tilla i nxjerrin në pah më së miri këto elemente për çdo futbollist”.

Kundërshtari i radhës i kuqezinjve është Gjeorgjia, që fitoi ndeshjen e parë kundër Algjerisë me rezultatin 1-0. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos