Napoli dhe Barcelona barazojnë mes tifozëve të maskuar

Nga A2 CNN
25 Shkurt 2020, 22:55 | Futboll

Napoli dhe Barcelona barazuan 1-1 në ndeshjen e parë të 1/8 të Champions League, që u luajt në Italinë e frikësuar nga koronavirusi.

Stadiumi “San Paolo” ishte mbushur me tifozë me maska, të cilët shijuan një ndeshje me raste nga të dyja ekipet.

Dries Mertens ishte i pari që shënoi, duke kaluar Napolin në avantazh, në minutën e 30, me një gol spektakolar në hyrje të zonës, që e la në vend portierin Ter Stegen.

Griezmann barazoi në minutën e 57, pas një aksioni të bukur të katalanasve, me asist të Semedos.

Në fund të ndeshjes, Arturo Vidal u ndëshkua me karton të kuq, duke humbur kështu ndeshjen e kthimit. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos