
Nuk ka surpriza për skuadrën shqiptare të volejbollit që përfaqëson vendin këtë sezon në Champions League. Erzeni u mund me rezultatin e pastër 3-0 nga hungarezët e Fino Kaposvar në një ndeshje pa shumë histori.
Edhe pse loja erdhi në rritje dy setet e fundit, skuadra shijakase gaboi në pikët e fundit duke i dorëzuar fitoren ekipit me më shumë tituj në Hungari.
Me rregulloren tashmë të ndryshuar, për shkak të pandemisë dhe skualifikimit të një prej skuadrave të grupit, Erzeni dhe Fino Kaposvar do ta luajnë ndeshjen e kthimit sot, për të shmangur udhëtimin drejt Hungarisë për vetëm një ndeshje pas një jave. (A2 Televizion)