
Novak Djokovic ka fituar Mastersin e Romës për herë të pestë në karrierë.
Tenisti serb, numri 1 në botë, mposhti në finale argjentinasin Diego Schwartzman me rezultatin 7-5, 6-3.
Me këtë sukses, Djokovic bëhet tenisti me më shumë Masters 1000 në karrierë, plot 36. Ai lë pas spanjollin Rafa Nadal, i cili ka fituar 35. (A2 Televizion)