
Lakers udhëheqin 2-0 serinë e ndeshjeve të "play off" përballë Denver Nuggets në konferencën e Perëndimit. Skuadra nga Los Angeles triumfoi në mënyrë spektakolare në finalen e dytë.
Denver ishte një hap larg suksesit, por kishin mbetur vetëm 2 sekonda nga fundi, 3 pikëshi në frymën e fundit nga Anthony Davis përmbysi gjithçka, duke i dhuruar Lakers fitoren e ngushtë 105-103.
Boston Celtics u rikthyen te fitorja në finalet e “play off” për konferencën e Lindjes, pas dy humbjeve të njëpasnjëshme në dy ndeshjet e para.
Skuadra me më shumë tituj në basketbollin amerikan triumfoi me diferencë 117-106 në finalen e tretë, duke çuar në 2-1 rezultatin e përgjithshëm të ndeshjeve finale. (A2 Televizion)