Chelsea asgjëson Milanin; Juventus merr pikët e para në Champions

Nga A2 CNN
5 Tetor 2022, 22:54 | Futboll
Chelsea asgjëson Milanin; Juventus merr pikët e para në Champions

Chelsea ka mundur 3-0 Milanin në Londër, në një ndeshje të dominuar nga fillimi në fund dhe ku Armando Broja luajti 17 minutat e fundit.

Fofana, Aubameyang dhe James ishin autorët e golave për “Blutë”, të cilët ngjiten në vendin e dytë të grupit E, me 4 pikë, po aq sa kuqezinjtë.

Në ndeshjen tjetër të këtij grupi, Salzburg mposhti 1-0 Dinamon e Zagrebit, duke marrë kryesimin e grupit me 5 pikë.

Ndërkohë, Juventus mori pikët e para në fazën e grupeve, pasi mundi 3-1 izraelitët e Maccabi Haifa, me 2 golat e Rabiot dhe një të Vlahovic. Grupin ku ndodhen bardhezinjtë e kryesojnë PSG dhe Benfica, me nga 7 pikë, ekipe të cilat barazuan në ndeshjen mes tyre me rezultatin 1-1.

Në përballjet e tjera, Manchester City shkatërroi Kopenhagenin me rezultatin e thellë 5-0, Real Madrid mposhti Shakhtar 2-1, ndërsa Dortmund fitoi thellë në Spanjë, ndaj Sevilla, 1-4. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos