Polemikat e San Siros, Barcelona përgatit letër proteste në UEFA

Nga A2 CNN
5 Tetor 2022, 17:21 | Futboll
Polemikat e San Siros, Barcelona përgatit letër proteste në UEFA

Barcelona nuk e ka kapërdirë dot humbjen në San Siro ndaj Interit, me rezultatin 1-0. Sipas “Mundo Deportivo”, klubi katalanas do të protestojë në UEFA për arbitrimin e Slavko Vincic.

Gjyqtari kryesor dhe ai i VAR-it, Pol Van Boekel, janë nën akuzë për anulimin e golit të Pedrit, pas prekjes së topit me dorë nga ana e Ansu Fati dhe për faktin se nuk akorduan penallti për Barcelonën kur Dumfries preku me dorë topin, duke ia hequr nga koka pikërisht sulmuesit Ansu Fati.

Pas ndeshjes, trajneri Xavi Hernandez, tha: “Jam i indinjuar sepse në fillim na hoqën golin dhe më pas nuk na dhanë penalltinë. Nuk e kuptoj. Doja të flisja me arbitrin, ai duhet të na japë sqarime”. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos