Chelsea ka mundur bindshëm 3-0 Tottenham në transfertë, duke iu bashkuar Liverpool dhe Manchester United në krye të Premier League, me 13 pikë.
Ekipi i Thomas Tuchel, pas një pjese të parë 0-0, zhbllokoi rezultatin pas një goditjeje me kokë të mbrojtësit veteran Thiago Silva (49’), ndërkohë që Kante dyfishoi avantazhin në minutën e 57.
Fitoren e “Bluve” të Londrës e vulosi qendërmbrojtësi tjetër Rudiger, në minutën e dytë shtesë. (A2 Televizion)
