Chelsea, mbreti i ri i Europës, “Blutë e Londrës” triumfojnë në duelin britanik

Nga A2 CNN
29 Maj 2021, 23:04 | Futboll

Chelsea është kurorëzuar Mbreti i ri i Europës në futboll pas fitores minimale 1-0 ndaj rivalëve të Manchester City në një finale të jashtëzakonshme që u zhvillua në stadiumin e Portos në Portugali.

Bluve të Londrës iu mjaftoi një gol i talentit Kai Havertz në minutën e 42 të takimit, i cili arriti të shënojë falë një asisti preciz të Mount, duke u bërë kështu dhe lojtari më i ri që shënon në një finale të Champions League.

Manchester City zhvilloi një nga ndeshjet më të dobëta të sezonit, trajnerin Guardiola që u la në baltë nga të besuarit e tij, Maherz, Foden, Sterling dhe De Bryne, i cili u largua nga fusha e lojës në pjesën e dytë për shkak të një dëmtimi.

Ndërsa Tomas Tuchel nuk lejoi që për të dytin vit radhazi, ky trofe i rëndësishëm kontinental t’i rrëshkiste nga duart.

Ndeshja u zhvillua në një stadium elektrizues, ku 16500 spektatorë lanë pas 15 muaj stadiume të mbyllura për shkak të pandemisë.

Me këtë trofe, Chelsea arrin të përsërisë suksesin e vitit 2012 përballë Bayern Munchen. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos