
Një lajm i keq vjen nga grumbullimi i Kombëtares Shqiptare para dy ndeshjeve miqësore që do të luhen në fillim të qershorit.
Mbrojtësi i Napolit, Elseid Hysaj ka pësuar një dëmtim në gju dhe për këtë arsye nuk do të mundet të japë kontributin e tij në këto dy ndeshje që janë një test për ekipin tonë kombëtar.
Hysaj ka mbërritur sot në kompleksin “Tropikal” ku gjendet e grumbulluar skuadra dhe pas vizitave nga stafi mjekësor dhe konsultave me mjekun e skuadrës, Gianluca Stesina, u mor vendimi që lojtari të largohet nga grumbullimi dhe të vazhdojë kurimin
Kombëtarja shqiptare e futbollit do të luaj në transfertë ndaj Uellsit me 5 qershor dhe Republikës Çeke me 8 qershor. (A2 Televizion)