
Italia e Roberto Mancinit ka nisur përgatitjet për Europianin e qershorit me një ndeshje miqësore të luajtur ndaj modestëve të San Marinos.
Me një formacion të improvizuar dhe me shumë mungesa nga emrat që pritet të mbajnë peshën në Europian, Italia arriti të fitojë 7-0 ndaj San Marios.
Bernardeschi dhe Ferrari ishin autorët e golave në pjesën e parë, ndërsa në 45 minutat e dyta shënuan edhe Politano, 2 gola, Pessina, 2 gola dhe Belotti.
Në Europian, Italia ndodhet në grupin A me Zvicrën, Turqinë dhe Uellsin. (A2 Televizion)