
Serie A e sezonit të ri pritet të jetë krejtësisht ndryshe, pasi shumë skuadra, madje edhe ato elitare, kanë ndryshuar trajnerët.
Në orët e mbrëmjes së të premtes, Napoli dhe Interi zyrtarizuan trajnerët e tyre të rinj pas largimit të Gattusos dhe Conte-s.
Trajneri i ri i Interit do të jetë Simone Inzaghi, i cili ka nënshkruar me zikaltrit deri në 30 qershor 2023 dhe do të fitojë 4 milionë euro në sezon. Inzaghi u përshëndet edhe nga tifozët e Lazio-s, të cilët patën një qëndrim të ndryshëm nga ai i presidentit të klubit. “Faleminderit, ne nuk e kontestojmë zgjedhjen”, thanë ata.
Në dy vitet e ardhshme, Napoli do të drejtohet nga ish-trajneri i Interit Luciano Spalletti, i cili do të zëvendësojë Gattuson dhe do të fitojë 2,5 milionë euro në sezon.
Përveç Milanit, të gjitha skuadrat e kreut në Serie A këtë sezon kanë ndryshuar trajnerin. (A2 Televizion)