Chelsea në shitje, në radhë për ta blerë edhe dy mite të sportit

Nga A2 CNN
21 Prill 2022, 21:42 | Futboll

Deri pak muajsh, ekipi anglez i Chelsea cilësohej si një nga më të pasurit në botë. Por për kampionët e Europës dhe të botës në fuqi, lufta në Ukrainë ndryshoi gjithçka.

Sanksionet ndaj pronarit të tyre historik, oligarkut rus Roman Abramovic, bllokoi asetet e tij në Britaninë e Madhe, dhe si pasojë edhe të ekipit me fanellën karakteristike blu.

Klubi është vënë në shitje nga vetë pronari rus, dhe kandidatët e mundshëm kanë dal në pah. Bëhet fjalë për miliarderë britanikë dhe amerikanë, që janë në krye të investitorëve që vijnë nga e gjithë bota. Por edhe nga fytyra tejet të njohura të sportit, idhuj në disiplinat e tyre.

Hamilton më shumë se një herë ka shprehur mbështetjen e tij ndaj rivalëve të Arsenalit

Kampioni i Formula 1 Lewis Hamilton dhe kampionia e tenisit Serena Williams kanë pohuar se do të investojnë në një nga këto oferta, ajo e kryesuar nga Martin Broughton, ish-kreu i British Airways.

Sipas burimeve, të dy sportistët do të investojnë rreth 12 milionë dollarë, padyshim një kuotë pothuajse simbolike duke parë vlerën prej rreth 3 miliardë euro me të cilën pritet të shitet klubi londinez, por që do t’i shndërronte ato në ambasadorë të ekipit në botë.

Ne fakt, një zgjedhje e veçantë duket ajo e Hamilton, i cili më shumë se një herë ka shprehur mbështetjen e tij ndaj rivalëve të Arsenalit, për të cilët ka deklaruar se është tifoz nga mosha 5-vjeçare.   

Vullnet për te blerë ekipin londinez e ka shprehur edhe grupi i pronarit të Boston Celtics në NBA, Steve Pagliuca

Grupi i investitorëve i përfaqësuar nga Broughton, Hamilton dhe Williams nuk është i vetmi i interesuar për blerjen. Një vullnet të tillë e ka shprehur edhe grupi i pronarit të Boston Celtics në NBA, Steve Pagliuca, i cili ka blerë edhe aksione të Atalantës në Serie A, i cili ka premtuar që do të mbetet përjetë në rast se konkretizohet blerja. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos