
Manchester United ka njoftuar se Erik ten Hag do të jetë trajneri i ardhshëm i ekipit.
Duke nisur nga sezoni i ardhshëm, tekniku aktual i Ajax, do të ulet në stolin e “Djajve të kuq”, me të cilët ka nënshkruar një kontratë deri në qershor të vitit 2025.
Trajneri holandez ka spikatur nën drejtimin e Ajax, duke shfaqur një lojë sulmuese dhe efikase. Arritja e tij më e madhe ka qenë gjysmëfinalja e Champions League, në sezonin 2018-2019, ndërkohë që ka fituar edhe dy kampionate (2019 dhe 2021), me mundësinë për një të tretë në fund të këtij sezoni.
Drejtori sportiv i United, John Murtough, u shpreh: “Në 4 vitet e fundit, Erik ka treguar që është një nga trajnerët më të suksesshëm në Europë. Ai është i famshëm për lojën tërheqëse dhe sulmuese të skuadrës që ka drejtuar, si dhe për punën e mirë që bën me të rinjtë”. (A2 Televizion)