
Chelsea i Frank Lampard mundi Cystal Palace me rezultatin 2-0 duke vijuar performancën e mirë në kampionat, ku tashmë ndodhen në vendin e dytë në klasifikim, në pritje të ndeshjes të Manchester City që përballet në supersfidën me Liverpool, si dhe atë të Leicester me Arsenalin.
Ndeshja u vendos në pjesën e dytë, ku është sërish Abraham që shënon pas një asist të bukur të brazilianit Willian (57’).
Një goditje me kokë e Pulisic mbyll sfidën në minutën e 79’, në një ndeshje përgjithësisht të dominuar nga londinezët. (A2 Televizion)