Chelsea sfidon Inter e Napoli për Marash Kumbullën

Nga A2 CNN
6 Shkurt 2020, 15:54 | Futboll
Chelsea sfidon Inter e Napoli për Marash Kumbullën

Marash Kumbulla është një prej të rinjve më interesantë në arenën e futbollit të madh europian. Interesimi për talentin shqiptar mbetet i madh dhe së fundmi në garën për shërbimet e tij është futur edhe Chelsea. Përfaqësues të klubit anglez e vëzhguan mbrojtësin 20-vjeçar, gjatë barazimit pa gola që Hellas Verona regjistroi në trasfertën kundër Lazio-s në Romë.

Në këtë mënyrë, blutë e Londrës sfidojnë dy gjigandët e Serie A, Inter dhe Napoli, që prej kohësh janë vënë në ndjekje të Kumbullës. Madje, për të mposhtur konkurrencën e zikaltërve, Napoli ofroi 20 milionë euro plus bonuse. Sprinti final shtyhet për në verë, me garën për mbrojtësin kuqezi, që pritet të jetë e nxehtë. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos