Polemikat te Barça, Messi sheh mundësinë e largimit

Nga A2 CNN
6 Shkurt 2020, 15:26 | Futboll
Polemikat te Barça, Messi sheh mundësinë e largimit

Ende pa u mbyllur polemikat për deklaratat e drejtorit sportiv Eric Abidal, te Barcelona ka shpërthyer një tjetër çështje, edhe më delikate.

Leo Messi, i ka bërë të qarta pakënaqësitë ndaj krerëve të klubit dhe për këtë, ylli i skuadrës mund të largohet në qershor me parametra zero. Mundësia lind nga kushti që “pleshti” ka vendosur në kontratë gjatë rinovimit në vitin 2017, sipas të cilit, argjentinasi është i lirë për të lëvizur në fund të çdo sezoni.

Hipotezat e një largimi të mundshëm përforcohen edhe më shumë me fjalët e trajnerit Setien, i cili u shpreh se klubi duhet ti qëndrojë pranë 32-vjeçarit, për të shmangur një largim të mundshëm. Manchester City, United, Paris Saint Germain, Juventus apo Inter janë gati të hidhen në sulm nëse divorci i Mess-it me Barcelonën konkretizohet edhe më shumë gjatë 3 muajve të ardhshëm. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos