Rrëfehet Ronaldo: 35 vjeç e mendoja veten duke peshkuar në Madeira

Nga A2 CNN
6 Shkurt 2020, 15:30 | Futboll
Rrëfehet Ronaldo: 35 vjeç e mendoja veten duke peshkuar në

Cristiano Ronaldo festoi për të dytin vit me radhë ditëlindjen nën ngjyrat bardhezi, atje ku dëshira më e madhe është padyshim fitimi i Champions League.

Pas festës me dhuratën surprizë nga bashkëshortja, një Mercedes G-Klas 600 mijë euro, ylli i Juventus rrëfeu karrierën për mediat portugeze. “Fakti që jam te Juventus më jep mundësinë të luftoj për Champions. Goli më i bukur është roveshata që kam bërë pikërisht ndaj bardhezinjve. Nuk e kam imagjinuar kurrë që do të fitoja kaq shumë. 35 vjeç e mendoja veten duke peshkuar në Madeira, ndërkohë që e ardhmja flet akoma për Champions. Triumfi në Europë varet nga disa faktorë, por ne i kemi të gjitha mundësitë për të fituar”, ishin fjalët e 5 herë fituesit të Topit të Artë. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos