
Lojtari i Bylisit, Jurgen Goxhaj është pezulluar për 8 ndeshje nga komisioni i disiplinës në Federatën Shqiptare të Futbollit, për reagimin e tij në ndeshjen e javës së kaluar kundër Vllaznisë, ku skuadra e tij pretendoi për një 11-metërsh që fillimisht u akordua, por më pas u anulua.
Përveç ofendimeve me fjalë, Goxhaj i dha në fund të ndeshjes fanellën gjyqtarit të takimit, një veprim që është vlerësuar si ofendues nga komisionit. Për të njëjtin shkak, presidenti i klubit, Besnik Kapllanaj është pezulluar për 2 javë nga aktiviteti.
Ndërkohë, mes dënimeve të tjera, Tirana është gjobitur me 100 mijë lekë për dëmtimet e shkaktuara nga ana e disa tifozëve në ulëset e stadiumit “Air Albania” në ndeshjen e javës së kaluar kundër Teutës. Klubi bardheblu gjithashtu është urdhëruar të dëmshpërblejë dëmtimet e shkaktuara brenda 15 ditësh. (A2 Televizion)