
Guvernatori i Nju Jorkut, Andrew Cuomo ka firmosur një urdhër që lejon martesat “online”.
Shumë data martesash janë anuluar në një kohë që Nju Jorku është nën masat shtrënguese për përballimin e koronavirusit. Por, nga sot, kjo gjë nuk do të pengojë martesat.
Njerëzit mund të aplikojnë për licencë martese dhe kleriku dhe ceremonia do të kryhet “online”.
Cuomo tha me shaka se ky vendim i tij do të thotë se çiftet nuk kanë më “justifikime” për të mos u martuar: “Tani mund të martoheni në Zoom”. (A2 Televizion)