
Xavi ka rezultuar një rikthim pozitiv me kthimin te Barcelona, kësaj herë në rolin e trajnerit të ekipit.
Blaugranat kanë marrë një tjetër fitore në kampionat, kësaj herë në transfertën e vështirë përballë Villareal me rezultatin 1-3.
De Jong shënoi i pari për Barcelonën, ndërsa për vendasit barazoi Chukëueze në minutën e 76 . Goli i avantazhit për blaugranat erdhi në minutën e fundit të kohës së rregullt, kur Depay përfitoi nga një përgjumje e mbrojtjes vendase dhe dërgoi topin në rrjetë. Më pas, shifrat u gozhduan në 1-3 nga Coutinho.
Tashmë pas 14 javësh kampionat Barcelona renditet në vendin e 7 me 23 pikë të grumbulluara. (A2 Televizion)