Shkatërrim, përmbytje masive dhe dhjetëra viktima është bilanci i një cikloni të fuqishëm që goditi Indinë dhe Bangladeshin.
Stuhia “Amphan” goditi dhunshëm Kalkutën, me erëra të forta dhe reshje të dendura shiu. Mijëra pemë u rrëzuan, mbi 14 milionë njerëz mbetën pa energji elektrike, e shtëpi të tëra u rrafshuan.
Ky është super cikloni i parë që krijohet në gjirin e Bengalit që prej 1999-s. Edhe pse erërat u dobësuan në momentin kur preku tokën, ai u klasifikua si ciklon shumë i fortë.
Kufizimet e koronavirusit po pengojnë operacionin e shpëtimit. Masat e distancimit social po i bëjnë evakuimet në masë të vështira, ndërsa vendstrehimet nuk përdoren dot në kapacitet të plotë. (A2 Televizion)