Më në fund merret vendimi, në Wuhan nuk do të konsumohen më kafshët e egra

Nga A2 CNN
21 Maj 2020, 08:51 | Bota
Më në fund merret vendimi, në Wuhan nuk do të konsumohen

Autoritetet në Wuhan kanë zgjeruan ndalimin e tregtisë ilegale të kafshëve të egra duke përfshirë në këtë rregull të ri dhe gjuetinë dhe konsumimin e tyre.

Tashmë në Wuhan, sipas faqes zyrtare të qeverisë, nuk do të lejohet konsumimi i çfarëdo lloj kafshe, përfshirë ato ujore, që janë në listën e të rrezikuarve.

Masat u vendosën pas shfaqjes së pandemisë së koronavirusit, e cila i regjistroi rastet e para pikërisht në Wuhan dhe autoritetet bënë përgjegjëse fillimisht një treg që shiste kafshë të egra. Në janar, në të gjithë Kinën u vendos një ndalim i tregtisë së këtyre kafshëve, ashtu siç ndodhi gjatë virusit Sars.

Ekzaktësisht ende nuk dihet origjina e koronavirusit të ri, por provat na çojnë drejt përfundimit se mund të ketë ardhur nga një kafshë. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos