Goditet sërish ISIS, arrestohet pasuesi i Al Baghdadit

Nga A2 CNN
21 Maj 2020, 11:47 | Bota
Goditet sërish ISIS, arrestohet pasuesi i Al Baghdadit

Inteligjenca irakiene bën me dije se ka arrestuar Abdul Nasser Qardash, kandidatin kryesor që ishte caktuar për të zëvendësuar Abu Bakr al Baghdadi, si kalif i Shtetit Islamik.

Sipas mediave irakiane, Abdul Nasser Qardash u arrestua pas një pune disamujore të shërbimeve të inteligjencës me partnerët e huaj.

Televizioni Al Arabiya raporton se Qardash do të zëvendësonte al Baghdadi në krye të ISIS, i cili u vra gjatë një sulmi të forcave speciale amerikane në Idlib, tetorin e vitit të shkuar.

Operacioni për kapjen e Qardash vjen vetëm një muaj pasi ish-kreu i inteligjencës irakiene, Mustafa al Kadhimi u emërua në krye të qeverisë së vendit. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos