Cila është origjina e termave mafie dhe Cosa Nostra dhe kur u përdorën për herë të parë?

Nga A2 CNN
17 Janar 2023, 07:56 | Bota
Cila është origjina e termave mafie dhe Cosa Nostra dhe kur u

Dokumenti i parë që aludon për një "klan mafioz", për të përshkruar vëllazëritë e përfshira në aktivitete kriminale, i nënshkruar nga prokurori i Gjykatës së Madhe Penale të Trapanit, daton në vitin 1837. Termi mafie u bë një shprehje e përdorur gjerësisht vetëm pas shfaqjes së dramës popullore “I mafiusi di la Vicaria”, nga viti 1863.

Origjina e Cosa Nostra-s, "gjëja jonë", një term i hyrë në përdorimin gazetaresk për të përcaktuar mafien amerikane, lidhet me pasurinë e madhe e të përbashkët. Mes fisnikëve të tokës, trashëgimtarë të një prej sistemeve të fundit feudale të Evropës dhe fshatarëve, formohet një vëllazëri, e cila kryen dominon gjithçka përmes represionit.

Sot Cosa Nostra, përveç se në Itali, është e pranishme në Shtetet e Bashkuara, Kanada, Gjermani, Zvicër, Francë, Britani të Madhe dhe Rusi. Organizata të tjera të tipit mafioz në Itali janë 'Ndrangheta kalabreze, Camorra napolitane dhe Sacra Corona Unita pulieze. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos