Cila është zgjidhja për naftëtarët? Bejtja: Të bllokohen llogaritë e azerëve, të paguajnë detyrimin e tyre

Nga A2 CNN
28 Tetor 2020, 21:59 | Ekonomi
Cila është zgjidhja për naftëtarët? Bejtja: Të

Në A2 Business Week, Ilir Bejtja, zëvendësministër i Infrastrukturës dhe Energjetikës, u shpreh se kompania azere duhet të paguajë në mënyrë përpjesëtimore pagat e prapambetura të naftëtarëve të Ballshit.

Ai theksoi se llogaritë e azerëve duhet të bllokohen dhe sipas tij, kjo është e vetmja rrugë për naftëtarët që të marrin 15 pagat e tyre.

“Pagat e punonjësve, mes shumë problemeve të tjera me uzinën, janë problem kryesor në këtë situatë. 560 prej tyre kanë fituar edhe gjyqet me ARMO-n për të gjitha të drejtat që lindin nga kontrata e tyre të punësimit. Në vitin 2013, kompania është shitur te azerët dhe ata nuk janë emra anonim. Mund të shkohet dhe të bllokohen llogaritë e tyre kudo ku janë. Ata duhet të paguajnë detyrimin në mënyrë përpjesëtimore. Qeveria e ka më vetë problemin, duhet ta ndjekë në të njëjtën mënyrë. Si mund të shpërblehen punonjësit? E vetmja mënyrë është që këto vendime të bien në duart e një përmbaruesi ligjor dhe të ndiqen llogaritë e individëve, ortak të ARMO-s. Vetëm ata e kanë përgjegjësinë juridike për t’i paguar këto para. Në këtë aspekt mund të respektohej edhe principi i përpjestueshmërisë, sipas vlerës së aksioneve që ka secili të mbajë përgjegjësinë e vet. Në këtë moment, punëtorët kanë vetëm këtë rrugë për të rikuperuar 15 pagat e tyre”, u shpreh Ilir Bejtja.

Por qeveria çfarë është duke bërë në këtë situatë? “Jemi duke u përpjekur ta vendosim uzinën në punë. Punëtorët nuk janë në grevë pse nuk ka filluar puna. Ne flasim për pagat e prapambetura. Më e çuditshmja është se personat që e kanë degjeneruar këtë situatë shkojnë sot dhe u thonë naftëtarëve se sa të vijmë ne do ta zgjidhim, por ata janë shkaktarët e kësaj situate”.   (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos