Eksportet shqiptare janë tkurrur ndjeshëm gjatë 11-mujorit, duke sinjalizuar një ngadalësim të mëtejshëm të ekonomisë. Të dhënat zyrtare të Institutit të Statistikave tregojnë se eksportet arritën vlerën e 277 miliardë lekëve, duke u ulur me 4,1% kundrejt të njëjtës periudhe të një viti më parë. Çfarë masash duhen marrë për të frenuar tkurrjen e eksporteve, një prej gjeneruesve më të mëdhenj të ekonomisë? Cilët janë elementët që po kushtëzojnë këtë ecuri negative të eksporteve? Si është marrëdhënia me fqinjët sa i përket tregtisë dhe cilat janë mundësitë e pashfrytëzuara të Shqipërisë? I ftuar në A2 Business: Gentian Elezi, Qendra për Tregti Ndërkombëtare. (A2 Televizion)
Cilët janë faktorët që po frenojnë eksportet?
