Manchester City fitoi 2-0 derbin e qytetit kundër United, falë autogolit të Baillyt dhe një goli nga Bernardo Silva që në pjesën e parë.
Fitorja e ngjit skuadrën e drejtuar nga Pep Guardiola përkohësisht në vend të dytë, me një pikë më shumë se Liverpool.
Miqtë dominuan në “Old Trafford” përballë një United që nuk arriti asnjëherë të tregohej i rrezikshëm. “Djajtë e Kuq” pësojnë gol në fushën e tyre në 14 ndeshjet e fundit të luajtura në të gjitha kompeticionet, një rekord negativ që nuk përsëritej prej fundit të viteve 1950.
Mbrojtësi Eric Bailly, i cili shënoi në portën e tij në të 7’, është i pari lojtar në historinë e klubit që realizon një autogol në një ndeshje derbi të luajtur në Premier League, që prej krijimit të kompeticionit në vitin 1993. (A2 Televizion)