All - Paragraf - 1
Andrij Shevchenko është gati të kthehet në Serie A. Ish-sulmuesi i Milanit dhe fitues i Topit të Artë, një prej më të mirëve që ka luajtur në kampionatin italian, do të emërohet në stolin e Genoa-s.
Për 45-vjeçarin, që aktualisht drejton përfaqësuesen e Ukrainës, është gati kontrata 3-vjeçare me pagë 1.8 milionë euro në sezon.

All - Paragraf - 3
Në një kohë kur klubi i Genoa-s duhet të zgjidhë marrëveshjen me trajnerin aktual, pas 9 pikëve të grumbulluara në 12 ndeshje, negociatat për trajnerin e ri vijojnë me ritme të shpejta.
Shevchenko pritet të udhëtojë në Itali, ndoshta prej kësaj të marte, për të finalizuar akordin. (A2 Televizion)
All - ArticleEnd - 1
All - ArticleEnd - 2