City përsëri në vend të parë, nuk gabojnë Tottenham e Chelsea

Nga A2 CNN
3 Prill 2019, 22:42 | Futboll
City përsëri në vend të parë, nuk gabojnë

Manchester City është rikthyer në krye të Premier League pas fitores 2-0 kundër Cardiff. Kevin De Bruyne dhe Gabriel Jesus shënuan në fillim dhe në fund të pjesës së parë për të ndihmuar skuadrën e Pep Guardiolas të zbriste përsëri në vend të dytë Liverpool-in. “Citizens” e dominuan takimin por në pjesën e dytë nuk mundën të shënonin më gola të tjerë.

Fitore të rëndësishme morën edhe dy londinezet, Tottenham e Chelsea. Skuadra e drejtuar nga Pochettino mundi 2-0 Crystal Palace dhe mundi të zërë me 64 pikë në klasifikim vendin e tretë, që deri para ndeshjes mbahej nga Arsenal. Golat e Son dhe Erikssen u shënuan në pjesën e dytë për t’i siguruar skuadrës një trepikësh vendimtar në luftën për zonën Champions duke.

Edhe pse ka një ndeshje më pak se dy pretendentet e tjera, Arsenal është momentalisht në kuotën e 63 pikëve, po aq sa Chelsea, që mundi 3-0 Brighton të mërkurën në mbrëmje, falë golave të Giroud, Hazard dhe Loftus-Cheek. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos