
Nuk do të zhvillohen më ndeshje në periudhën e Krishtlindjes. Kjo, të paktën sa i përket futbollit Italian.
Eksperimenti në këtë kampionat zgjati vetëm një sezon, në atë aktual, atje ku u luajt në datat 22, 26 dhe 29 dhjetor.
Federata Italiane e Futbollit ka vendosur qe klubet të pushojnë në periudhën e fundvitit dhe ndeshja e fundit përpara sezonit të festave të luhet në datën 22 dhjetor.
Ndërkohë, sezoni i ardhshëm i Serie A do të nisë më herët, më 24 dhe 25 gusht si dhe do përfundojë një javë më herët, më 24 maj për shkak se vitin e ardhshëm do të zhvillohet edhe kampionati evropian. (A2 Televizion)