Sërish racizëm në Itali, e pëson talenti Moise Kean

Nga A2 CNN
3 Prill 2019, 15:28 | Futboll
Sërish racizëm në Itali, e pëson talenti Moise Kean

Një yll i së ardhmes, për Juventusin dhe për Kombëtaren italiane. E megjithatë, Moise Kean vuan racizmin në Serie A.

Episodi më i fundit u regjistrua në Sardenjë, në ndeshjen ku bardhezinjtë fituan 2 me 0 ndaj Cagliari-t. Për 80 minuta, Kean ishte viktimë e thirrjeve raciste.

Kapiteni i Cagliarit, Ceppitelli provoi të bindte spektatorët t’i jepnin fund abuzimit për ngjyrën e lëkurës, por pa rezultat. Si reagim, futbollisti me origjinë nga Bregu i Fildishtë shënoi dhe festoi përballë tifozëve racistë.

Këtu lindi edhe polemika, sepse pas ndeshjes, shoku i tij i ekipit te Juventusi, Leonardo Bonucci deklaroi se “faji ishte 50 me 50. Tifozët gabuan, gaboi edhe Kean”.

Qëndrimi i mbrojtësit është kritikuar në Itali, por edhe nga lojtarët në vendet më të mëdha të Europës, nga Sterling, te Pogba, Matuidi dhe Memphis Depay. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos