Skandal te Vllaznia, kërcënohet trajneri Canaj, ekipi ndërpret stërvitjen

Nga A2 CNN
3 Prill 2019, 14:28 | Futboll
Skandal te Vllaznia, kërcënohet trajneri Canaj, ekipi ndërpret

Situatë skandaloze në futbollin shkodran. Klubi i Vllaznisë ka ndërprerë seancën stërvitore të paradites për shkak të kërcënimeve kundrejt trajneri të sapo emëruar Agim Canaj çka mund të sjellë edhe një largim të parakohshëm.

Mësohet se tekniku i kuqebluve ka patur debate të forta me familjarët e një futbollisti aq sa është dashur edhe ndërhyrja e kryebashkiakes Voltana Ademi, e cila është njëkohësisht edhe presidente e klubit.

Klubi shkodran pritet të sqarojë ngjarjen në një qëndrim zyrtar ndërkohë që kjo nuk është hera e parë që një trajner përfshihet në konflikte me persona të jashtëm.

Një vit më parë, ish-trajneri i Vllaznisë Ernest Gjoka u sulmua me armë të ftohta, por pa pasoja, në fundin e një seance stërvitore, për çështje aktivizimi lojtarësh. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos