"Çmendet" moti në Milano, nga temperaturat e larta në stuhi me rrufe e erë të fortë, vdes një 16-vjeçar

Nga A2 CNN
25 Korrik 2023, 10:32 | Bota

Pas disa ditëve me temperatura ekstreme të larta, një pjesë e Italisë është përfshirë nga moti i keq me stuhi e përmbytje.

Mediat në Itali raportojnë se gjatë natës një stuhi me rrufe, shira të rrëmbyer dhe erëra të forta ka goditur rajonin e Lombardisë dhe kryesisht Milanon. Në disa zona ka pasur reshje breshri.

Në Milano pati përmbytje në disa zona, ndërsa shumë pemë u rrëzuan, e një prej tyre i ka marrë jetën një 16-vjeçari.

Gjithashtu, meteorologët kanë parashikuar një situatë të ngjashme meteorologjike edhe gjatë orëve në vijim. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos