Një polic shkolle në Karolinën e Veriut është pezulluar pasi është kapur nga kamera e sigurisë duke përplasur dhunshëm në tokë e duke tërhequr zvarrë një nxënës.
Incidenti ka ndodhur javën e kaluar. Në video shihet polici me nxënësin që po ecin qetë në dukje, por papritur polici e kap djalin, e kthen me kokë poshtë dhe e përplas në tokë. Më pas, e kap sërish nga toka dhe e përplas për herë të dytë.
Videoja përfundon me policin që tërheq zvarrë djalin dhe del nga pamja e kamerës.
Deri tani, nuk dihet pse polici reagoi në atë mënyrë. (A2 Televizion)