"Çmenduri" napoletane, falsifikatorët prodhojnë dhe fusin në qarkullim 5 milionë euro

Nga A2 CNN
6 Qershor 2023, 13:59 | Bota
"Çmenduri" napoletane, falsifikatorët prodhojnë dhe

Një fabrikë e vërtetë e prodhimit të kartëmonedhave është zbuluar nga Guardia di Finanza e Napolit, me rrjetin e falsifikatorëve që kishin arritur të fusnin në qarkullim mbi 5 milionë euro.

Prej shumës totale, agjentët kanë arritur të sekuestrojnë vetëm 1.9 milionë euro.

GdF ka arritur gjithashtu të vërë në pranga dhjetë persona (katër të arrestuar në burg, tre në arrest shtëpie dhe tre me detyrim paraqitje), të akuzuar për falsifikim parash dhe futjen e tyre në ekonomi.

Në krye të organizatës janë dy persona nga Napoli, të cilët sipas asaj që doli nga hetimet, kanë mbajtur marrëdhënie të qëndrueshme me një falsifikator, duke e inkurajuar dhe nxitur atë për të rritur sasinë dhe cilësinë e prodhimit.

Prodhimi i sasive të mëdha të kartëmonedhave të falsifikuara realizohej me mjeshtëri të shkëlqyer dhe kryesisht në prerje 20 dhe 50 euro. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos